Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Protesta të shumta në SHBA kundra Trump. Protestuesit: “Nuk është presidenti im”

Nga Skenderi 0

“Nuk është presidenti im” .  Ky është slogani i mijërave protestuesvë që kanë dalë në rrugë në disa shtete të SHBA kundra zgjedhjes së Donald Trump President.

Protestuesit thërrasin një zëri se Trump  “Nuk është presidenti im”, “Dashuria mund urrejtjen” dhe më pas djegin prosterat e presidentit.

Protesta të shumta pati në Kaliforni, New York, Cikago, Seattle, Boston, Detroit, Filadelfia.

Në Nju Jork, mijëra protestues  marshuan para Kullës Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tyre mbi politikat e Trump lidhur me emigracionin, të drejtat e homoseksualëve dhe riprodhimit.

Më herët, policia ngriti barriera dhe mori masa të tjera sigurie përqark pallatit, e cila pritet të jetë edhe selia e Trump gjatë tranzicionit të pushtetit. Ndërkohë në Chicago, Portland, Oregon, demonstruesit dogjën flamuj amerikanë dhe paruke me ngjyrën e flokëve të Trump dhe shkaktuan edhe bllokimin e përkohshëm të një autostrade ndërshtetërore.

195764 195766 195767 195768 258685 258686 258687

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>