Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta e 13 prillit/ Vokshi: Do ja marrim shpirtin Ramës. Do largohet me helikopter siç iku nga Kukësi

Nga Ejona 0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shprehur se 13 prilli është data që do shënojë fundin e Edi Ramës, dita që do ti merret shpirti.

Gjatë një takimi me gratë e Korçës, Vokshi tha se nëse gratë dalin kryeministri Rama do të tronditet nga numri I lartë I pjesëmarrësve në protest.

“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë.

Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle.( zera nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijët fillojnë marrin drogë.  Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërine shqiptarë”– tha Vokshi.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej