Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Neymar

Nga Klodiana 0

img_rruano_20160331-205105_imagenes_md_terceros_fcb_pic_2016-03-31_entreno_15-kish-911x683mundodeportivo-web

Gjykata e Lartë e Drejtësisë Spanjolle ka kërkuar dy vjet burgim për futbollistin e Barcelonës, Neymar dhe një gjobë të majme prej 10 milionë eurosh. Shkak është  procesi i kalimit të tij nga Santos në La Liga.

Masa me arrest me burg është kërkuar nga Prokuroria Iberike edhe për prindërit e Neymar, si dhe për ish presidentët e klubeve respektive, Odilio Rodrigez te Santos dhe Sandro Rosell te Barcelona.

Ata akuzohen se kanë fshehur shuma të majme në transferimin e sulmuesit brzilian. Sipas avokatëve të fondit DIS që inicioi hetimet, Barcelona dhe Santos ranë dakord për të fshehur vlerën e vërtetë të operacionit, duke mashtruar me bilancet. Kjo vetëm për të mos i paguar palëve të treta, komisionet e nevojshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>