Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Presidenti Nishani niset për vizitë shtetërore në Itali

Nga Rexhina Biba 0

Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, u nis drejt Italisë për një vizitë shtetërore me ftesë të Presidentit italian Sergio Mattarella.

Presidenti Nishani do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Quirinale, ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun italian si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive.

Më pas, agjenda e vizitës do të vijojë me takimet me Presidentin e Senatit italian, Pietro Grasso si dhe me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Emigracionin në Senatin italian, Pier Ferdinando Casini.

Vizita shtetërore e Presidentit shqiptar në vendin fqinj parashikon edhe një takim me drejtues dhe anëtarë të shumtë të shoqatave shqiptare në Itali.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej