Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

“Premtimi elektoral” i Bashkim Finos: Po u zgjodha president i FSHF do të bëj 5 stadiume

Nga Media 0

Ish-kryeministri Bashkim Fino ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për President të Federatës Shqiptare të Futbollit

Deputeti i Partisë Socialiste do të ketë përballë kreun aktual Duka në zgjedhjet e 7 shkurtit.

I ftuar në RTSH, ai u shpreh se është në garë me mikun e tij Duka.

Ai tha se nëse do të zgjidhet në 7 shkurt do të bëjë 5 stadiume, ndërsa do të kërkojë nga asambleja kufizimin në vetëm dy mandate për kreun.

Kam ardhur të kandidoj me një vendim drastik. Jam për kufizimin e mandateve, nuk jam që Presidenti të jetë në krye për jetën. Jam për kufizimin në 2 mandate. Do i propozoj komitetit që mandatet e mia nëse do të jenë të jenë vetëm dy dhe jo më shumë.

Nëse kam për të dhënë do të jap në ato tetë vite dhe asgjë më shumë. Kam edhe një propozim tjetër; që në dy mandate unë marr garancinë; do të bëj 5 stadiume si arena e Elbasanit, do i bëj së bashku me qeverinë.  Në Vlorë, në Korçë, ku të doni, për ta rritur gamën e fushave në Shqipëri”, tha ai.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej