Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Oficerët kontroll në banesë, Tahiri pi puro në ballkon (film)

Nga Media 0

Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit ditën e sotme për të kryer kontroll për të gjetur prova për dosjen “Habilaj” ku akuzohet për përfshirje edhe ish-ministri.

Oficerët kanë mbërritur në banesën e deputetit në orën 14:05, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë ka shkuar në banesë dhe Tahiri. Ky i fundit nuk ka qenë në banesë, por ka mbërritur sapo është lajmëruar nga oficerët.

Report Tv ka fiksuar pamjet e Saimir Tahirit duke qëndruar në ballkonin e banesës së tij duke pirë puro, teksa oficerët kryejnë kontrollin.

Tahiri ka dalë disa herë në ballkon gjatë kontrollit, ku dallohet teksa konsumon një puro. Është parë të flasë në ballkon edhe me një prej familjarëve të tij, në një moment që oficerët po kontrollonin.

I pranishëm në banesë gjatë kontrollit nga oficerët e policisë gjyqësore ka qenë edhe avokati i Tahirit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej