Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Obama pret pasaardhësin, Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Nga Rexhina Biba 0

trump-obama

Një ditë pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 8 nëntorit, Donald Trump vendosi të shkelë në Shtëpinë e Bardhë dhe pse zyrtarisht do ta marrë detyrën janarin e ardhshem.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara mbërriti në Uashington pas ftesës së Presidentit Obama, që i kërkoi të takoheshin për të biseduar mbi tranzicionin e pushtetit.

Trump shoqërohet edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, si dhe nga zv/Presidenti Mike Pence, i cili do të takojë zëvendës Presidentin Joe Biden.

Ndërkohë, përveç dy presidentëve, edhe Michellle Obama ka planifikuar një takim privatisht në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me bashkëshorten e Trump, Melania Trump, e cila do të jetë zonja e parë e vendit. Presidenti i ri merr detyrën zyrtarisht më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>