Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Një referencë historike për Kotzias/ Dr. Aleksandre Lambert: Çështja Çame është çështje shqiptare që kërkon zgjidhje

Nga Media 0

Historiani zviceran, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë: E kam mbrojtur me bindje shkencore dhe do të vazhdoj ta mbroj Çështjen Shqiptare. Europa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Një përshëndetje u dërgoj edhe delegacioneve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës që kam njohur në takime në OKB Gjenevë, në forume ndërkombëtare si ai i Kran Montanës e në kolokiume e simpoziume të tjera, ku është trajtuar Çështja Shqiptare, të cilën unë e kam mbrojtur me bindje shkencore, por edhe do ta mbroj.”

Ky është mesazhi që historiani i mirënjohur zviceran, dr. Aleksandre Lambert dha për shqiptarët në jubileun e 95 të pavarësisë së tyre.

Dr. Aleksandre Lambert është një historian nga Zvicra, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

cameri

Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh Çështjen Shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe Çështjen Çame. I mbështetur mbi baza shkencore, ai është i bidnur se Çështja Çame është pjesë e rëndësishme e Çështjes Shqiptare dhe si e tillë duhet të trajtohet. Ai shpreh bindjen e tij të bazuar shkencërisht se Çështja Çame bashkë me Çështjen Shqiptare në tërësi, është një çështje për t’u zgjidhur. Sipas historianit të mirënjohur zviceran, ky është një borxh që Europa ia ka Shqipërisë, të cilën me të padrejtë e ka ndëshkuar në momentet më të rëndësishme të historisë, me copëzimin e territoreve të saj.

Përfundimet shkencore të historianit zviceran, janë një referencë e rëndësishme për autoritetet greke, për të cilat Çështja Çame nuk ekziston. Janë referencë historike për ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili tha pak javë më parë se nuk e njeh versionin e historisë që promovohet nga shqiptarët. Këtë deklaratë e bëri pas një shënimi të kryeministrit Rama, i cili tha se bazuar në referenca të pakontestueshme historike, Akropoli i shpëtua nga një shqiptar i guximshëm, Gjergj Dushmani.

Akademiku zviceran ka referenca shkencore për rolin e shqiptarëve qysh në mesjetë e deri pas Luftës së Dytë Botërore.  Historiani zviceran dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Ai flet edhe për periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën.

Shqiptarët në kohën e Mesjetës

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe presonalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Europës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

shqiptaret29

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Europës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Mërkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjitha nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, të cilën historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprilli i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marko Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina, të cilët ishin në udhëheqje të revolucionit grek. Prej tyre dolën edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika, si dhe princesha Eleonora, e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Krispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Karpaçi, Albani e të tjerë, humanisti Leonik Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë.

Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari, ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit.

Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila e gjetkë. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relative, jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai europian, qysh nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore europiane ka përdorur termin pexhorativ “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, megjithëse shumica prej tyre nuk janë aspak turqë. Europa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha europiane nuk e ka mbështetur Çështjen Shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë…

illyria

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>