Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Një kompani izraelite është e aftë të hakojë çdo iPhone

Nga Klodiana 0

Kompania Izraelite Cellebrite është e aftë të penetrojë sigurinë e çdo iPhone sipas një raporti që vjen nga Forbes.

Burimet e Forbes thanë se Cellebrite ka gjetur një mënyrë të re për të hyrë në pajisjet e Apple, përfshirë edhe ato me iOS 11 dhe iPhone X.

Qeveria Amerikane kishte përdorur teknologjinë e Cellebrite për të thyer enkriptimin e iPhone, por Apple ka luftuar për të mbajtur të sigurta pajisjet e saj.

Për këtë arsye Cellebrite ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë lajm. Ndërsa kompania Izraelite mban të fshehta metodat e hyrjes në iPhone, Apple vështirë se ka për të gjetur një mënyrë për ti adresuar.

Thuhet se Cellebrite ka zbuluar një dobësi sigurie zero-ditore për të fituar akses. Po shqetësimi kryesor i përdoruesve është fshehtësia e dobësive të sigurisë zbuluar nga Cellebrite.

Dy vite më parë një grup hakerash arriti të vidhte nga NSA-ja mjete të cilat mund të përdoreshin për të hakuar dhjetëra pajisje dhe softuerë që përdorim sot, njofton PCW.

Mjetet ishin shfrytëzonin dobësi zero-ditore të panjohura për zhvilluesit e softuerëve.

Nëse NSA-ja nuk arrin do të mbrojë mjetet e saj, shtrohet pyetja sa do të mundet Cellebrite?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej