Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Nishani pret presidentin Kosovar, Hashim Thaçi

Nga Skenderi 0

Presidenti i Republikës Bujar Nishani  ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Presidenti Nishani u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi sjell stabilitet në rajon.

Pas takimit me Nishanin, Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse me vonë ai do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Po ashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Kjo është vizita e parë e zotit Thaçi si president i Kosovës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej