Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Ndahet nga jeta shkrimtari Teodor Laço

Nga Rexhina Biba 0

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço.

Laço ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital, ndërkohë homazhet për të do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00-12:00 në hollin e Ministrisë së Kulturës.

Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.

Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Ai ka qenë për 12 vjet deputet në Parlament, ndësa në vitet 1994-1997 ka qenë ministër i Kulturës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej