Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ndahet nga jeta akademiku Arben Puto

Nga Skenderi 0

Ka ndërruar jetë akademiku dhe historian i njohur Arben Puto. Profesori mbylli sytë në moshën 92-vjeçari.

Arben Puto, ka një karrierë të gjatë akademike, një nga studiuesit më të njohur të historisë së Shqipërisë dhe pedagog për shumë vite i lëndës së të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës.

Prof. Puto u lind në prill 1924 në Gjirokastër dhe u shkollua në Liceun Francez të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pas Luftës përfundoi studimet juridike në Universitetin e Moskës.

Gjithashtu Puto ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>