Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Mitropoliti i Selanikut dhe ish-ministri i mbrojtjes udhëhoqën protestën kundër emrit të Repulikës së Maqedonisë

Nga Arben Llalla 0

Protestën e madhe të zhvilluar në Selanik rreth zgjidhjes së problemit të emrit “Maqedoni” midis Athinës dhe Shkupit e udhëhoqën Mitropoliti i Selanikut, Anthimos dhe ish-ministri i mbrojtjtes dhe ish-shef i shtabit të ushtrisë greke, gjenerali Frangos Frangulis. Dalja në skenë e këtyre dy personaliteteve të larta të Greqisë, rrëfen se pas protestës së në fjalë qëndrojnë strukturat shtetërore të Greqisë. Gjenerali Frangos Frangulis, pasi doli në pension është parë disa herë të stërvisë trupat ekstremiste paramilitare greke, të cilat kërkojnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ndarjen e Maqedonisë për një kufi serbo-grek.

Sipas të gjitha mundësive zgjidhja e çështjes së emrit “Maqedoni” është ende shumë larg, duke parë protestat e organizuar nga strukturat paralele të Greqisë, ku klerikët e lartë, si dhe personalitete të vendit fqinj janë organizatorët e vërtetë të këtyre protestave nacionaliste.

Mitropoliti i Selanikut dhe ish-ministri i mbrojtjes udhëhoqën protestën kundër emrit të Rep. e Maqedonisë!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej