Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi braktisin përfundimisht Shqipërinë

Nga Media 1

Këngëtarja Mira Konçi dhe bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi kanë lënë përfundimisht Shqipërinë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çifti është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në kontinentin tjetër për një jetë më të mirë. Lajmin e jep gazetarja Kozeta Zylo, që prej vitesh jeton atje.

“TV “Alba Life” në New York me dy artistë të shquar shqiptarë. Një takim shumë  i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi. Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë. Si një çift me përvojë në jetën amerikane ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njëri-tjetrin. Të parin urim që iu dhamë ishte ashtu siç na kanë uruar miqtë tanë kur shkelëm për herë të parë në tokën e bekuar si: Ju marrtë Amerika me të mirë! Është je bekim si prej Zotit! Banorët e rinj të ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tille i merr vetëm me të mirë. Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, New York. Për më shumë na ndiqni në emisionet tona!”, shkruan ajo.

Komente (1)

  1. …po cne qe kane emigruar…ata qenkan ne Amerike si shume turiste te tjere ,,,apo gaboj….sdi pse kete pershtypje kam…sepse nuk shoh qe muzikantet te kene thene qe kane ikur per fare…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej