Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Ministri Vasili takohet me Borchardt, OSBE me projekte në sistemin e drejtësisë

Nga Skenderi 0

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Bernd Borchardt.

Në nisje të këtij takimi, z. Borchardt e ka cilësuar Ministrinë e Drejtësisë si një nga partnerët më të afërta dhe më të mira, me të cilën janë zhvilluar dhe finalizuar me sukses disa nisma të rëndësishme bashkëpunimi.

Në këtë kuadër, Ambasadori Borchardt e ka njohur Ministrin Vasili me disa projekte aktuale përmes të cilave prezenca e OSBE po e asiston aktualisht sistemin e drejtësisë dhe që lidhen kryesisht me shërbimin e provës, sistemin penitenciar etj.

Ministri Vasili e ka inkurajuar z. Borchardt për të vijuar punën në konkludimin me sukses të këtyre projekteve duke garantuar mbështetjen maksimale nga institucioni që ai drejton.

Takimin e zhvilluar ditën e sotme z. Vasili e ka vlerësuar si një hap të parë të rëndësishëm të marrëdhënieve me OSBE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së mbështetjes së saj edhe në drejtim të zbatimit të strategjisë për drejtësinë.

Ndërkohë, Ambasadori Borchardt gjatë diskutimit është shprehur pozitiv lidhur me mbështetjen që mund të ofrojë OSBE për implementimin e kuadrit të ri ligjor, veçanërisht në drejtim të procesit të dekriminalizimit

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej