Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Mesila Doda: Shqipëria e bashkuar, aspiratë e shqiptarve jo projekt për inat të BE-së

Nga Media 0

Ligjvënësja e PDIU-së komenton deklaratat e kryeministrit rreth idesë së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, nëse BE refuzon integrimin

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda ka komentuar deklaratën e bujshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili kërcënon BE-në me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ligjvënësja e PDIU-së e sheh bashkimine shqiptarëve si një aspiratë të kahershme të shqiptarëve dhe jo një projekt si kërcënim për BE-në apo këdo tjetër. Përmes një emsazhi në facebook, Mesila Doda, thekson se Shqipëria e Bashkuar është koncept i gdhendur në preambulën e Kushtetutës sonë ndaj e kemi detyrim të punojmë çdo ditë për ta përmbushur.

“Vërej se në fjalorin e politikanëve shqiptarë po përmendet shpesh krijimi i një shteti të vetëm shqiptar nëse Europa na mbyll dyert. Shqipëria e Bashkuar nuk është projekt për inat të Europës apo dikujt tjetër, por dëshirë dhe aspiratë e kahershme e shqiptarëve që padrejtësisht i ndanë në pesë shtete.

Shqipëria e Bashkuar është koncept i gdhendur në preambulen e Kushtetutës sonë ndaj e kemi detyrim të punojmë çdo ditë për ta përmbushur. Shqipëria e Bashkuar, aty ku e ka vënë Zoti, është projekti i këtij shekulli, mundësia jonë e vetme për mbijetesë në një gadishull aspak miqësor. Politikanët kanë detyrim vetëm të respektojnë dëshirat dhe zgjedhjet e bashkëkombasve të tyre.

Veç nji Atdhe!!!”, shkruan Doda.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej