Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Maratona e ndihmave për fëmijet në ClubFM/ Shumë dhurata kanë mbërritur, shumë të tjera priten

Nga Rexhina Biba 0

Vijon maratona për femijët dhe familjet në nevojë në Club FM.

Deri më tani është vënë re një frymë e mirë bashkëpunimi dhe dëshire për të dhuruar nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë nguruar të vizitojnë zyrat e Club FM.

Libra, tesha dhe shumë lodra janë dhuruar, e shumë të tjera priten ne orët në vazhdim, deri nesër në orën 10:00.

“World Academy of Tirana”, ka dhuruar rreth 2000 libra me vlerë rreth 8.000 euro në gjuhën angleze, që do t’i dhurohen Bashkisë së Tiranës për bibliotekat  e qytetit dhe Fondacionit “Vodafone Albania” për t’i shpërndarë në shkollat e rretheve.

Gjithashtu nxënesit e WAT, si çdo vit, kanë mbledhur dhe dhuruar pako me dhurata për fëmijet e Bathores nën përkudjesjen e Fondacionit “Global Care”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>