Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Manja dyshon se po filmonin celularët e deputetëve, kameramanë e gazetarë braktisin mbledhjen

Nga Media 0

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka ndërprerë mbledhjen pas dyshimeve se operatorët po filmonin celularët e deputetëve. Të ndjerë të fyer nga toni i Manjës, gazetarë e kameramanë kanë braktisur mbledhjen.

Gazetarja Esiona Konomi shkruan: 

Duke protestuar ndaj kryetarit të Komisionit të Ligjeve, i cili fyeu operatorët e televizioneve.
Z. Manja ndërpreu mbledhjen sepse dyshoi që kameramanët po xhironin telefonët e deputetëve.
Gjuha e toni i papërshtatshëm e fyes na detyroi të braktisim të gjithë mbledhjen dhe po “shijojmë” korridorin e Kuvendit teksa z. Manja po bën moral brenda mbledhjes mbi punën tonë, se të tijën e kryen me dinjitet.
Prokurori në krye të ligjeve nuk e evidentoi dot kolegen që kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe bëri gjueti shtrigash….

Gazetarja Ambrozia Meta shkruan:

Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja, ndërpreu mbledhjen e Komisionit ku po diskutohej buxheti i një sërë institucionesh, pasi një gazetare po filmonte celularin e një deputeti. Dr. Manja, urdhëroi operatorët të dalin dhe të filmojnë në fund të sallës, duke ofenduar punën e kolegëve tanë që rrinë orë të tëra në këmbë, për të pasqyruar punën e tij dhe të kolegëve të mazhorancës. Operatorët nuk hynë më në sallën e Komisionit të Ligjeve në shenjë proteste. As ne. Tani doktori vazhdon mbledhjen, pa asnjë kamer. Shpresoj që te paktën dikush t’i bëjë një videoklip dhe t’ia shpërndajë në Facebook, se kishte veshur dhe kostum të ri, sot.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej