Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Manaj dhe Memushaj KO, fiton “finlandezi” Hetemaj

Nga 27-shi 0

Peskara ka humbur në shtëpi ndaj Kievos, ndërkohë që sulmuesi nga Lushnja, pas ftesës së De Biazit gjeti edhe një vend titullari në stadiumin “Adriatico”

Pasi mori një ftesë nga De Biazi për ndeshjet ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës, Rei Manaj ka fituar edhe një vend titullari te Peskara, skuadra ku është huazuar nga Interi për këtë sezon. Në fakt, në ndeshjen Peskara – Kievo e nisën ndeshjen nga minuta e parë tre futbollistë shqiptarë, përveç kapitenit Memushaj dhe sulmuesit lushnjar për vendasit edhe Përparim Hetemaj i skuadrës nga Verona.

8

Mesfushori Hetemaj ka lindur në Skënderaj, por është një futbollist shumë i rëndësishëm i Kombëtares së Finlandës. Në pjesën e parë, Peskara ka dominuar ndjeshëm, ndërkohë që Manaj ka qenë shumë aktiv, madje ishte edhe shumë pranë një tjetër goli për bardheblutë, por ashtu si Memushaj në një tjetër rast, nuk mundën dot ta mposhtnin portjerin Sorrentino.

Chievo's midfielder Perparim Hetemaj celebrates after scoring a goal during the Italian Serie A  football match Juventus Vs Chievo on September 12, 2015 at the "Juventus Stadium" in Turin.  AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO        (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Në të 68’, Manaj e la fushën e lojës për shkak të një problem në kavilje, ndërkohë që Kievo i Hetemajt, me dy gola të shënuar merr tri pikë shumë të rëndësishme në stadiumin “Adriatico”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej