Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

“Luftë” për “ligjin e luftës”

Nga 27.al 0

Deputeti i PS, Namik Dokle, duke folur gjate promovimit te librit te tij me titull, "Vajzat e Mjegulles", ne Panairin e Librit 2015, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nLawmaker, Namik Dokle, speaks during the promotion of his book titled, "Girls in fog" in the Book Fair 2015 at the Palace of Congresses.

Deputeti dhe shkrimtari, Namik Dokle shpjegon në mënyrën më të qartë dhe të shkurtër të mundshme marrëzinë e Ligjit të Luftës që qëndron ende në fuqi mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ja si shprehet politikani i njohur socialist në faqen e tij:

Dje në Kuvend plasi një “luftë” replikash lidhur me të ashtuquajturin Ligj i luftës që Greqia e mban akoma në këmbë!!!

Në fakt, ky farë “ligji” është absurditeti më i madh në marrëdhëniet ndërkombëtare! Ku e ka burimin ky absurditet qëllimkeq?

Në bazë të një dekreti ( Nr.194, date 09.06.1940) të Viktor Emanuelit të tretë, shtetet e pushtuara nga Italia fashiste ishin të detyruara të hynin automatikisht në luftë me cilindo shtet, me të cilin Italia do të ishte në konflikt të armatosur. Mbi këtë bazë, Qeveria e Tiranës shpalli luftë:

– 10 qershor 1940: Anglisë dhe Francës.

– 28 tetor 1940: Greqisë.

– 6 prill 1941: Jugosllavisë.

– 22 qershor 1941: Bashkimit Sovjetik.

– 7 dhjetor 1941: SH.B.A-së.

Nga të gjitha këto gjashtë shtete, vetëm Greqia mban ende Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

PSE?! PSE?! NJËMIJË HERË PSE?!!!!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>