Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Llalla presion ambasadorëve: Më kërkuan arrestime VIP, bisedat i kam të regjistruara

Nga Skenderi 0

Në kulmin e tensioneve mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit Donald Lu, kryeprokurori ka zbardhur edhe një detaj. Sipas tij, disa ambasadorë i kanë kërkuar në zyrë arrestime të disa figurave të rëndësishme të politikës.

Llalla tha në Opinion që nuk mund t’i thoshte emrat, por bisedat janë të regjistruara si pasojë e protokollit. Kryeprokurori u shpreh sot se për këto ndikime ai ka njoftuar Presidentin, tek i cili ambasadorët nuk e kanë pranuar ndërhyrjen. Por, Adriatik Llalla tha se këto biseda i ka të regjistruara.

Disa ambasadorë më kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend. Ambasadori nuk sjell fakte, nuk është një oficer policie. Për hir të etikës profesionale nuk mund të deklaroj emra. Bëhet fjalë për ministra, ish-ministra dhe të tjerë. Ata nuk mund të sillnin prova, ishin kërkesa mbi bazë opinionesh. Për këto kam njoftuar Presidentin e Republikës i cili ka marrë kontakt me ambasadorët në fjalë duke i shprehur shqetësimin. Një pjesë e tyre nuk e kanë pranuar ndërhyrjen e tyre. Por, Prokuroria e Përgjithshme mban të regjistruara çdo takim të Kryeprokurorit – tha  Llalla në Opinion.

Llalla shkoi më tej duke akuzuar ambasadorin Lu se ka ndërhyrë për të mbyller çështjen e Bankers Petroleum.

Një biznesmen i njohur më tha ta mbyllja hetimin për dëmet e shkaktuara nga Bankers, sepse ngjarja ishte aksidentale. Nëse nuk e bëja një gjë të tillë, biznesmeni më tha që në zyrë do më vinte ambasadori amerikan. Të nesërmen më erdhi çuditërisht Donald Lu që më kërkoi të mbyllja hetimet nën pretekstin se largohen investitorët” – tha Llalla, i cili ritheksoi se këto takime janë të dokumentuara dhe regjistruara.

Llalla në kundërsulm: Lu dhe Vllahutin caktuan ish-sigurimsa në krye të Reformës

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar mbrëmjen e së enjtes akuzat e shkëmbyera mes tij dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

Më njoftuan në mënyrë të papritur se ambasadori Lu më ka akuzuar. Në zyrën time është krejt normale që të diskutohet. Me ambasadorin kemi pasur diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohej institucioni i Prokurorisë pas reformës” – tha Llalla.

Ai tha që Lu i bëri deklaratat pa praninë e tij. “Duhet të jemi të qartë që ambasadorët nuk janë guvernatorë. Nuk mund të shtiret sikur është drejtues i këtij shteti” – shtoi Prokurori i Përgjithshëm në Opinion.

Sipas kryeprokurorit, ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë zgjedhur në krye të reformës individë që kanë punuar në ish-Sigurimin e Shtetit.

I kam emrat, por ata janë publikë” – tha Llalla duke refuzuar t’i konkretizojë akuzat e tij.

Ditën e sotme, Ambasadori Donald Lu hodhi akuza të rënda mbi kryeprokurorin dhe organin e akuzës. Më herët, ambasada e SHBA-së u pati refuzuar vizat amerikane punonjësve të njohur në sistemin e drejtësisë, midis tyre vetë Adriatik Llallës.

Nëse ne nuk jemi syshqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje. Kryeprokurori Llalla ka qenë për 18 muaj kundër reformës në Drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI që është jetik për veting-un” – tha ndër të tjera ambasadori Lu.

/javanews.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej