Kurt Kola shkruan kujtimet; Si më arrestuan partizanët kur isha 8 vjeç

Duhet të lëçisni

Vendimi i qeverisë: 3 ditë pushim për njërin prind me fëmijë të mitur

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24–26 janar për shkak të uljes së temperaturave, qeveria ka vendosur që të lërë pushim...

Agron Duka: Policia dhe tatimet e Veliajt sulmojnë bizneset e Armand Dukës

Deputeti Agron Duka, në një prononcim për mediat, është shprehur se policia dhe hetimi tatimor kanë zbarkuar ditën e sotme në bizneset e Armand...

Vrasja e Xhuliana Topallit, babai: Unë askënd s’kam për të falur, drejtësia le të veprojë

Babai i 40- vjeçares Xhuljana Topalli që u vra para syve të tij nga ish- bashkëshorti Niko Hila ka deklaruar se nuk ka për...

Vendimet e KLP, zgjatet me 3 muaj mandati i 6 prokurorëve (EMRAT)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 24.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 (dhjetë) anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore,...

 

Një jetë në internim, burg, internim. Njeriu, i cili që në moshën 8 vjeçare u cilësua “armik”, e kaloi gjithë jetën e tij si i tillë. Kurt Kola, simboli i vuajtjeve që shkaktoi regjimi komunist shqiptar, vjen me një rrëfim të jetës së tij në “Shqipërinë burg” siç e quan ai që në titull.  Libri i botuar nga UET-Press “Në Shqipërinë burg” vjen si një rrëfim për vuajtjen, për lirinë dhe forcën njerëzorëe.  Kurt Kola u lind në Mat, më 6 Maj 1937. Pasi i ati, Bilal Kola, një prej përfaqësuesve të lartë të partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili kishte strehuar dhe bashkëpunuar me misionarët ushtarakë Britanik, në Shqipëri, gjatë Luftës së II-të Botërore, nuk iu dorëzua komunisteve, këta te fundit internuan familjen e tij, në Maj 1945, së bashku me Kurtin, atëherë fëmijë veçse 8 vjeçar. Kalvari i Kurt Kolës fillon në 1945 dhe përfundon në 10 Janar 1991, kalvar, i cili qe alternuar internim – burg dhe burg – internim. Kurti ka botuar disa libra letrarë me poezi “Ëndrra Burgu” dhe dy romane sërish me tematikë jetën e tij si i përndjekur politik, por këtë herë vjen me një autobiografi, historinë e tij dhe të familjes. “Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg”, është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik, të familjes së Bilal Kolës Senior dhe i të gjithë parësisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë Tradicionale. Bilal Kola, bajraktari krenar i Macukullit në Mat, u vra pabesisht me dorën e komunistëve jugosllavë, dha jetën për të mbrojtur krenarinë e njeriut të lirë, duke qëndruar deri në fund me dinjitetin e shqiptarit të ndershëm dhe të papërkulur. Ndërkohë, familja e tij, bashkëshortja Vasha, fëmijët, mes të cilëve Kurti i vogël 9 vjeçar, përcollën një jetë të tërë epope, nëpër kampet e shfarosjes në masë të Shqipërisë Komuniste dhe u përfshinë në grupin e familjeve që nuk do të duhej ta shihnin kurrë lirinë, as në Burgun e Madh të Hapur të “Shqipërisë së Lumtur Socialiste”, shkruan ndër të tjera Romeo Gurakuqi në parathënien e këtij libri.

Një nga momentet më prekëse që tregon ashpërsinë e regjimit komunist që në ditët e para të tij është arrestimi i tij i parë kur ishte vetëm një fëmijë. Ishte viti 1945, kur Kurti ishte vetëm 8 vjeç, dhe partizanët me armë në krahë futen në klasë dhe e arrestojnë. Ajo ishte dita kur nis kalvari i internimeve….

Pjese nga libri;

“Mësuesi, i befasuar, u zverdh e ngriu në vend. Ne, të gjithë të ngritur në këmbë, duke parë herë mësuesin e herë partizanët. Heshtje e rëndë! Një hije frike derdhej në klasë dhe lexohej në fytyrat e fëmijëve. Hyrja e dy partizanëve të armatosur në klasë na terrorizoi. – Uluni! – dëgjuam një zë të mekur, sikur vinte nga gryka e ndonjë shpelle. Ishte zëri i mësuesit dhe ne u ulëm. Tani prisnim një urdhër tjetër. Urdhër arresti! Sigurisht, mësuesi… ai ishte shumë i trembur! Kishte kryer Akademinë Ushtarake në Itali dhe kaq mjaftonte që komunistët ta dënonin si armik. – Kërkojmë një nxënës! – iu drejtua mësuesit njëri nga partizanët. Mësuesi ndryshoi sakaq pamjen. Gjaku i vërshoi në fytyrën e zverdhur dhe u ringjall. – Si quhet? – kumboi zëri origjinal, tashmë, i mësuesit. Këtë herë laringu i tij ishte hapur, krejt si kur na shpjegonte mësimin. Qe plotësisht i çliruar nga makthi, që krijuan mysafirët e beftë! – Kurt Kola, – tha partizani me vështrimin mbi nxënësit. U ngrita pa i lënë kohë mësuesit të flasë. – Unë jam! Do të vish me ne, kemi urdhër! – foli gjithnjë i njëjti partizan. Teksa po fusja libra e fletore në çantë, shokët e klasës u vunë në radhë për të më takuar. Diçka instinktive i shtyu bashkëmoshatarët e mi të bënin këtë ndarje, si ta parandienin se jeta do të na shkëpuste përgjithmonë e nuk do të shiheshim më! Qenë përqafime të pastra si ata! Dikush edhe qau; disa më mbanin nga rrobat: mos ik! mos ik! Por fati im nuk varej nga dëshira e tyre, as nga e imja; bijtë e dreqit e kishin në dorë! Po ndahemi edhe bashkë, por jo përgjithmonë! Je veçse një fëmijë, por, unë sot po ndahem me një burrë! – më foli mësuesi, duke i dhënë fuqi emocionale fjalës “burrë” dhe duke u larguar shpejt e pa kthyer kryet nga unë, për të fshehur lotët nga partizanët.

– Pse më morët nga shkolla? Do na internojnë?! Dy partizanët ndaluan në vend, duke vështruar njëri-tjetrin me habi. Unë vazhdova rrugën, pa ndalur. – Nga të erdhi kjo pyetje!? – mu drejtua partizani që më pati thirrur në emër. Unë nuk i dhashë përgjigje, por e pashë drejt e në sy. Ai e përsëriti pyetjen dhe më bëri vërejtje për mënyrën time të shikimit. – Shtëpia jonë, – fola, – ditë e natë është e rrethuar me ushtarë. Ju pashë me vëmendje, por ju nuk jeni asnjëri prej tyre.  Ti je shumë i vogël, nga e di fjalën internim? – Dëgjova nënën ta thotë. Kur u kthye nga burgu i kishin thënë se do të na internojnë. Partizanët panë njëri-tjetrin në sy, por nuk folën. Arritëm në oborrin e shtëpisë, i cili qe mbushur me partizanë. Shkova me vrap tek nëna, që atë çast po debatonte me një oficer policie. Rrëmujë! Hynin e dilnin ushtarë me rroba në krahë, të cilat i lëshonin në oborr. Krejt familjen, trembëdhjetë vetë, gra e fëmijë, i kishin nxjerrë përjashta. Oficeri kish dhënë urdhër që familja të nisej në këmbë.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Vendimi i qeverisë: 3 ditë pushim për njërin prind me fëmijë të mitur

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24–26 janar për shkak të uljes së temperaturave, qeveria ka vendosur që të lërë pushim...

Agron Duka: Policia dhe tatimet e Veliajt sulmojnë bizneset e Armand Dukës

Deputeti Agron Duka, në një prononcim për mediat, është shprehur se policia dhe hetimi tatimor kanë zbarkuar ditën e sotme në bizneset e Armand...

Vrasja e Xhuliana Topallit, babai: Unë askënd s’kam për të falur, drejtësia le të veprojë

Babai i 40- vjeçares Xhuljana Topalli që u vra para syve të tij nga ish- bashkëshorti Niko Hila ka deklaruar se nuk ka për...

Vendimet e KLP, zgjatet me 3 muaj mandati i 6 prokurorëve (EMRAT)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 24.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 (dhjetë) anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore,...

Të shtëna me armë brenda një universiteti, një viktimë dhe 3 të plagosur, autori vret veten

Një sulm me armë është raportuar në një Universitet në Gjermani. Raportohet se një student është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të...