Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kukës/ Pack: Shqetësuese, ka kriminelë në parlament

Nga Klodiana 0

Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Evropiane Doris Pack u shpreh e zhgënjyer për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Doris Pack ishte në Kukës, ku u nderua me mirënjohje nga Bashkia për kontributin e dhënë për Shqipërinë në proceset Evropiane dhe lobimin për promovimin e të drejtave të grave.

“Mendoj se sistemi gjyqësor në vend nuk është i pavarur. Është një turp që i gjithë vendi është me kanabis. Vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve në këtë situatë. Prezenca në parlament e personave me rekorde kriminale është shqetësuese dhe kjo  nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjinoni që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet”, tha Pack

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej