Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kukan: Zgjedhjet e ardhshme janë test për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

Duke komentuar raportin për Shqipërinë, i cili pritet të votohet sot në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar se zgjedhjet e ardhmshme në Shqipëri janë një test për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Unë dua të bëj një apel për politikanët shqiptarë, të bëjnë përpjekje për të adresuar rekomandimet e OSBE / ODIHR-it para zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet janë test i rëndësishëm për sistemin demokratik dhe kulturën e pjekur politike që funksionon. Shpresoj se zgjedhjet do të jenë një rast për partitë politike për të zbatuar “dekriminalizimin”.

Unë jam i kënaqur për progresin e Shqipërisë për  integrimin në BE. Shpresoj se ky trend do të vazhdojë dhe do të jetë në gjendje të caktojë datën për fillimin e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çon në miratimin e reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm në këtë proces. Unë besoj se zbatimi i tij do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme besimin e qytetarëve në gjyqësor dhe sundimin eligjit. Ne mbështesim këtë proces dhe misionin e vëzhgimit ndërkombëtar, i cili është duke e mbikëqyrë zbatimin”, u shpreh Kukan.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej