Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët zbresin prej pellazgëve. Kush mendon ndryshe, në qoftë i huaj është gomar, në qoftë shqiptar është tradhëtar".

                                                                                        -Faik Konica

Kujt po i bëhet vonë për jetën e një gabeli!

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli

Po, jam Rom
Unë, ky që qëndron tash para jush
Jam nga stërnipat e Gangut
E bijtë e Lumbardhit
Kurrë nuk isha mjaft i bardhë
Për të bardhët
As tamam i zi për të zinjtë
Erdha vetëm t’u fal ca vargje
E të marr ndonjë duartrokitje në këmbim
Kaq më mjafton të ndihem i lumtur

Këto janë vargje të shkruara nga një poet shqiptar rom. Ai vdiq dje. E quanin Kujtim Paçaku, ishte nga Prizreni dhe për disa vite ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.

Po dje vdiq edhe një rom tjetër. Ai quhej Enea Ftoj, ishte 27 vjeç dhe vdiq në burgun e Korçës. Sipas policisë për shkaqe natyrale, ndërsa sipas shenjave në fytyrë dhe fjalëve të së shoqes, atë e rrahën për vdekje.

Duket sikur në këtë vend është normale që romët të lypin, të të lajnë xhamin e makinës, të shesin rroba të përdorura, të abuzohen seksualisht që në moshë minorene, të rrihen, të harrohen barakave në lagje të izoluara, ama nuk është normale që të vuajnë.

Në fakt përveçse në kronika televizive e konferenca ata as rom nuk quhen, por gabel, pikërisht ashtu siç e kam shkruar  unë në titull duke ju “vrarë” sytë.

Por edhe romi e ka një shpirt…i dhemb plaga, uria dhe dhembja. Ai mund ta ndiejë pak më shumë se të tjerët ahengun e muzikën por kjo nuk do të thotë që dhimbjen e ndjen më pak. Një baba rom është baba, një nënë rome është nënë dhe një grua rome është grua. Një lot rom është lot. Ata duan drejtësi, duan të vërtetën.
Ndoshta ai djalë në Korçë nuk është dhunuar, e aq më pak për faktin se është rom…ndoshta shkoi pa dhimbje nga kjo botë…ndoshta po të ishte gjallë poeti i dhimbjes rome nuk do t’i duhej të shkruante edhe për këtë dhimbje. Ama 3 fëmijët jetimë kam frikë se këtë dimër do jetojnë vargjet që Paçaku shkroi dikur:
Ende më kujtohet 
Ai dimër i ftohtë; si vdekja 
Kur kënga ngrihej në gjuhë
Veshët i mbyllja
Që të mos e dëgjoja këngën e urisë
Këtë këngë pa refren
Dëgjohet melodia
E erës kaotike
Dhe refreni “nënë, duam bukë!”
Atë mbrëmje kënduam duke qarë
Unë
Dhe njëqind violina që i mbaja në grusht
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej