Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Kufiri me Greqinë, Bushati: Javën e ardhshme takohen ekspertët

Nga Klodiana 0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë intervistës me Zërin e Amerikës është pyetur edhe për ecurinë e marrëveshjeve me Greqinë.

“Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme, por edhe për shkak të nevojës për një akordim më të mirë nga ana jonë. Javës tjetër do ketë një takim në nivel ekspertësh për përcaktimin e vijës kufitare”, u shpreh Bushati, duke theksuar për çështjet e hapura me Greqinë se “është e rëndësishme që të kemi një marrëveshje sa më të mirë sa më të drejtë dhe sa më të zbatueshme. Ka shumë gjëra që mund të na bashkojnë me Greqinë”.

Në lidhje me çështjen çame, Bushati vuri në dukje se qeveria e ka përfshirë prej vitit 2013 në programin politik, por mënyra se si konceptohet nga dy shtetet është e ndryshme.

“Çështja çame është e përfshirë në programin politik të qeverisë nga 2013. Mënyra si konceptohet kjo çështje është e ndryshme. Kjo është një çështje e lirive dhe e të drejtave themelore të njeriut. Është një çështje që ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, e të drejtave pronësore. Është një çështje që ka të bëjë edhe me të drejtën e kujtesës me atë që ka ndodhur. Ne nuk duhet të mbetemi peng të historisë, por të gjejmë rrugë që zbusin plagët e të kaluarës”, tha Bushati.

/www.zeriamerikes.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej