Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Kryemadhi- studentëve: Vetëm ju mund ta ndaloni Ramën

Nga Klodiana 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mori pjesë në një konferencë me studentët e Universitetit të Tiranës.

Ajo u bëri thirrje studentëve që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre duke u larguar nga vendi.

Kryemadhi gjithashtu tha se shkak i problemeve më të mëdha në vend, si shpopullimi, është kryeminstri Edi Rama.

“Jeni mbi 1000 studentë që keni ardhur në një aktivitet politik. Takimin me ju e kemi se ndjejmë një problem shumë të madh, një rrezik për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit. Rreziku më i madh fillon te humbja e shpresës së rinisë shqiptare, te shkatërrimi i ëndrrave të tyre. Çdo  ditë e më shumë ku takoj njerëz, kuptoj që Edi Rama ka një plan biznesi për të shpopulluar Shqipërinë, e për të larguar rininë shqiptare. Ky është një sinjal i rëndë për ne, thirrje e tmerrshme për ne. Secili duhet të marrë përgjegjësi për të zgjuar krenarinë kombëtare. Kjo është e tmerrshme. Një shqiptar nuk mund t’ja bëjë një shqiptari këtë. Ne sot të zhveshur nga bindjet politike, po ju drejtohemi juve studentëve, se jeni lodhur nga politika e mashtrimet e politikës, po ju drejtohem me dorë  në zemër, mos ndaloni, mos u tërhiqni, mos u nënshtroni nga padija, dhuna, ligësia se vetëm të gjithë bashkë do fitoni një Shqipëri që e meriton të jetë vendi i të rinjve dhe të rejave. Sfida të mëdha do keni përpara, do t’ju kërcënojnë, do t’ju dhunojnë, do tentojnë t’ju intimidojnë dhe t’ju blejnë po mos e shisni të ardhmen. Ndërtoni lumturinë tuaj duke dashur vendin tuaj.  Energjia juaj do e ndalojë këtë njeri, që përveç se e urren po e shet Shqipërinë,” u shpreh kryetarja e LSI-së.

http://www.balkanweb.com/site/kryemadhi-me-studentet-vetem-ju-mund-ta-ndaloni-ramen-e-urren-dhe-po-e-shet-shqiperine/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej