Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kriza energjetike, nëse nuk ka shi do të duhen 45 milionë euro

Nga Klodiana 0

Shqipëria është zhytur në një krizë të rëndë hidrike, e cila pritet të përkeqësojë edhe më shumë financat e sektorit energjetik.

Për shkak të pamundësisë për të prodhuar në vend, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë po planifikon të importojë një sasi rekord energjie për dhjetorin. Kjo energji mund të kushtojë mbi 45 milionë euro.

Blerja e re do ta çojë faturën totale të importit të energjisë për këtë vit në mbi 200 milionë euro ose gati 2 për qind e prodhimit kombëtar, një rekord i pashënuar më parë.

Pjesa dërrmuese e faturës së këtij viti është përballuar nga fondet e vetë oshee dhe një kredi prej 23 milionë euro që KESH morri nga Banka Botërore. Por në verë qeveria u detyrua të japë rreth 40 milionë euro kredi për OSHEE-në, e cila jo vetëm që nuk mund të përballojë më e vetme importet e energjisë, por ka filluar të akumulojë borxhe të papaguara, veçanërisht ndaj tatimeve.

Por shqetësimi më i madh i KESH dhe OSHEE është se kriza mund të thellohet më tej, pasi ndryshe nga sa shpresohej situata nuk është përmirësuar as në vjeshtë. Niveli i ujit në Fierzë është rreth 21 metër më i ulët se vjet, ndërkohë që prurjet për muajin nëntor të këtij viti janë 6 herë më pak se nëntori i kaluar duke rezultuar më të ulëta edhe se vitet më të këqija historike.

Këtë vit sektori energjitik u zhty ne krizë prej shpenzimeve të larta për importet. Qeveria u detyrua të rrisë deficitin buxhetor mbi kufirin e parashikuar. Por nëse dimri do të rezultojë i thatë ashtu si vjeshta, vitin e ardhshëm pasojat mbi financat e shtetit do të jenë më të rënda.

http://top-channel.tv/2017/11/21/kriza-energjetike-nese-nuk-ka-shi-do-te-duhen-45-milione-euro/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej