Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Krenari për shqiptarët, Strakosha rrëfen historinë e tij në ditën e ditëlindjes: Idhulli im, babai (Film)

Nga Media 0

Thomas Strakosha ka festuar dje 23 vjetorin. Gardiani i portës së Lacios, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj skuadre i ka dhuruar të gjithë tifozëve një rrëfim të bukur mbi jetën e futbollin. Një video ku talenti shqiptar flet shqip.
“Bir i babit, që të rrëzohesh në këtë profesion nuk është dobësi, por është shtytje që të ngrihesh edhe më i fortë”, kjo është këshilla që i ka dhënë babai Strakoshës, legjenda e portës kuqezi Foto Strakosha.

Thomas rrëfen:

Që kur isha i vogël kisha vetëm një ëndërr, të bëhem portieri më i fortë në botë! Prandaj jetoj vetëm për futbollin. Stërvitesha tri herë në ditë për të bërë ëndrrën time realitet. Jam lindur e kam jetuar duke admiruar vetëm një njeri në jetën time. Ai është babai im, idhulli im, Fotaq Strakosha.

Më quajnë Thomas Strakosha dhe kjo është historia ime. Kuptova që në fillim se ishte e vështirë të largohesha nga shtëpia për të jetuar vetëm. Por këtë po e bëja për ëndrrën time, ndaj nuk e kisha problem. Sigurisht që kur të tjerët nuk kishin ende besim tek unë, më ngrohte vetëm besimi i familjes sime e më tej besimi që pati tek unë trajneri im Inzaghi dhe drejtori teknik Igli Tare.

Numri 1 është diçka më shumë sesa një numër tjetër. Kjo, sepse gjithmonë është portieri ai që paguan i pari për gabimet, por edhe i fundit që përgëzohet nga një ndeshje. Portieri ka gjithmonë një detyrim: të ndërhyjë ose jo, por duke e bërë këtë shumë shpejt. A është një pozicion i keq portieri? Ndoshta, por a e keni provuar ndonjëherë?

Thomas Strakosha Story

Cadere non è una debolezza ma una spinta a rialzarsi 👊

Posted by S.S. Lazio on Monday, March 19, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej