Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Koreja e Veriut hedh raketën balistike, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë

Nga Skenderi 0

Korea e Veriut tha se ka testuar “me sukses” një raketë balistike, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, çka nxiti Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë të kërkojnë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenian, KCNA, tha se raketa Pukguksong-2 është një lloj i ri i armës strategjike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore. Sipas agjencisë së lajmeve, raketa është hedhur më 12 shkurt, “qëllimisht në një kënd më të gjerë, duke marrë në konsideratë sigurinë e vendeve fqinje”.

Udhëheqësi Kim Jong Un thuhet të ketë qenë i pranishëm dhe ka udhëzuar nisjen. Penjani nuk e ka fshehur dëshirën për të zhvilluar armë bërthamore dhe ka kryer dy prova atomike dhe disa teste raketore vitin e kaluar.Një zyrtar i misionit amerikan në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja, Japonia dhe Korea e Jugut kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, për të diskutuar situatën. NATO dhe Bashkimi Europian dënuan me termat më të ashpër aktin provokues.

Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, që kur lideri i shtetit të izoluar komunist paralajmëroi muajin e kaluar se ishte pranë testimit të një rakete balistike ndërkontinenatale. Ky ishte i pari test balistik i Koresë së Veriut që kur Presidenti i SHBA, Donald Trump mori detyrën dhe shihet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj udhëheqësit të ri amerikan.

Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Korea e Veriut do ta ketë “përgjigjen e duhur”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej