Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Kishat e Voskopojës të rrezikuara, në listën botërore të objekteve që mund të zhduken

Nga Media 0

Objektet e kultit postbiznatine në Voskopojë dhe Vithkuq të Korçës janë klasifikuar në mesin e 7 vendndodhjeve me monumente që rrezikojnë të shkatërrohen. Jane 12 kisha që po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve, por edhe vjedhjeve.

12 objekte kulti të periudhës post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë klasifikuar mes 7 vendndodhjeve monument kulture më të rrezikuara në Europë.

Europa Nostra, Organizata Kryesore e Trashëgimisë në Europë në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve ka klasifikuar kishat e dy zonave si mjaft të rrezikuara duke i renditur ato krah monumenteve të tjera si në Austri, Bullgari, Gjeorgji, Rumani, Greqi, Turqi e Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i Fondacionit E shkuara për të Ardhmen Kliti Kallamata tregon se 12 kishat sot përballen me një spektër të gjerë problematikash duke nisur nga amortizimi struktural, degradimi i afreskeve dhe vjedhjet çka sipas tij ngre domosdoshmërinë e ndërhyrjes

“Këto kisha që për ne kanë një vlerë unikale janë në një gjendje jo të mirë, duke parë gjendjen e tyre ne i nominuam për t’i futur në këtë listë, në mënyrë që pas kësaj të fillojmë të hapin programe për restaurimin e tyre. Këto vuajnë pasi nuk ka pasur restaurimi prej vitesh. Është një grup kishash që kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Kliti Kallamata, kreu i fondacionit “E shkuara për të ardhmen”.

Kishat e Voskopojës, të rrezikuara; Në listën botërore të objekteve që mund të zhduken

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej