Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Karteli kriminal i stomatologëve, dyfishohen çmimet në të gjithë vendin

Nga Media 0

Nga Klodian Tomorri

Karteli kriminal i stomatologëve

Përmes një vendimi të paligjshëm e madje edhe kriminal, Urdhri i Stomatologëve ka fiksuar çmimet e shërbimeve dentare në të gjithë vendin.

Vendimi i marrë nga Ansambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar i Stomatologëve përcakton cmimet për çdo shërbim dentar, të cilat sipas tij janë të detyrueshme për çdo dentist në territorin e Republikës së Shqipërisë. Çmenduria arrin deri aty sa që vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Urdhrit me firmën e presidentit, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste.

Urdhri i Stomatologëve është një ent publik, që funksionon në baze të ligjit nr 127 i vitit 2014. Në asnjë nen të ligjit, nuk i jepet tagër urdhrit të fiksojë çmimet e shërbimeve dentare. Dhe nuk ka se si t’i jepet sepse caktimi i çmimeve është i jashtëligjshëm.

Në vendimin e ri të Urdhërit, çmimet e shërbimeve dentare janë rritur të gjitha deri në dy herë. Por nuk është ky problemi. Ky vendim është forma më e rëndë e shkeljes së konkurrencës, karteli. Ne kemi një Ligj për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili në nenin 4 thotë se marrëveshjet kartel janë kategorikisht të ndaluara.

Në fakt ligji, nuk është aq i fortë sa duhet. Në rastin e karteleve, ligji parashikon gjobë deri në 10 për qind e xhiros. Por në vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kartelet janë vepër penale.

Nëse ky vendim do të ishte marrë në Shtetet e Bashkuara, të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe Këshillit Kombëtar të Stomatologëve që kanë marrë atë vendim, sot do ishin të gjithë në pranga. Të neveritshëm!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej