Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Kantieri i UKT-së tek Kodra e Priftit rrezikon fëmijët

Nga Rexhina Biba 0

Nga Rexhina Biba

Tek “Kodra e Priftit” në Tiranë po punohet t’i jepet një zgjidhje afatgjatë furnizimit me ujë për rreth 10.000 banorët që jetojnë në atë zonë.

Investimi i UKT-së pritet të ndihmojë këto familje që vuajnë mungesën e ujit prej vitesh, pasi që prej ’90-ës, furnizimi me ujë në këtë zonë është bërë kryesisht nga linja e transmetimit dhe nga burimi Bovillë-depo-Kinostudio, pa një studim dhe pa projekt.

Me anë të këtij investimi UKT synon t’i japë fund problemeve të furnizmit me ujë si dhe ndërtimit të një rrjeti të ri.

Por, sa i kanë respektuar rregullat e sigurisë gjatë punës Bashkia dhe UKT?14518648_1084576788324815_89463521_n

27.al ka realizuar disa foto ku mes tollovisë me gropa, me grumbuj dheu dhe gurë shohim fëmijë, të cilët e kanë kthyer në një hapësirë argëtuese këtë zonë punimesh.

Normalisht, dikush mund të presë tabelat orientuese apo parandaluese për rrezikshmërinë e zonës ku punohet, por kjo nuk ngjan, sepse si thotë kënga e Edi Ramës: “Gjithçka mund të ndodhë, jetojm’ në Tiron’!”. Në realitet atje ka fëmijë që rrezikojnë të lëndohen çdo ditë si pasojë e punimeve.
4304a500-1771-4bd8-8032-ca0ffaebd57014302755_1078290335620127_77133733_n a026c0ba-bb2a-4e78-848a-1b4dce930211

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej