Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

I vendosën zinxhirët Juridikut dhe Politeknikut, shoqërohen në komisariat dy studentë

Nga Klodiana 0

Dy studentë të cilët kanë protestuar ditën e sotme përpara Kryeministrisë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1, në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga Forumet Studentore.

Të shoqëruarit janë Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta. Mesohet se ata janë shoqëruar në komisariat për  shkak të vendosjes së zinxhirëve dhe dyerve të Universitetit të Politeknikut dhe të Juridikut.

Protesta e studentëve rinisi këtë të hënë, pas pushimeve të fundvitit, e zgjati rreth 4 orë. Organizimi nisi në çdo fakultet të Tiranës nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe më pas studentët marshuan në këmbë në drejtim të Kryeministrisë, ku u hodhën edhe flakadanë.

Ndonëse qeveria miratoi më datë 30 dhjetor “Paktin për Universitetin”, duke plotësuar kështu një pjesë të mirë të kërkesave të studentëve, këta të fundit insistojnë që kërkesat nuk janë plotësuar. Sot, studentët kërkuan shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe parashtruan edhe pikën e nëntë që nuk ka qenë më parë në kërkesat e parashtruara.

/shqiptarja.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej