Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Humbi në Kryesi, jep dorëheqjen Ervin Salianji

Nga Klodiana 0

Pasi humbi në Kryesi dhe nuk u zgjodh dot anëtar i saj, deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen nga sekretari i grupit parlamentar në PD.

Salianji heq dorë nga numri 2 në grupin parlamentar, pasi sipas tij mungesa e votëbesimit në Kryesi e bën atë të reflektojë dhe të punojë më fort.

Deputeti demokrat shprehet se marrja e përgjegjësive duhet rrënjosur në kulturën politike.

Reagimi i Salianjit:

Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin!

Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë.

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi! Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standard! Funksioni im politik si sekretar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet per parim nga kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen! Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar!

Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej