Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Hiqen nga zonat e mbrojtura vilat e Rrugës së Elbasanit, Zona e Bllokut dhe e Kullës së Sahatit

Nga Media 0

Qeveria Rama 2 ka marrë një vendim të fundit sipas të cilit ndryshojnë tërësisht ato që ne i njihnim deri sot si “Zona të Mbrojtura”.

Kështu hiqen nga zona e mbrojtur, vilat e Rrugës së Elbasanit ku disa tashmë kanë nisur të shemben. Gjithashtu hiqet nga zona e mbrojtur edhe zona e ish-Bllokut e madje edhe zona e Kullës së Sahatit. Çfarë pritet tani, pas daljes nga zona e mbrojtur, është që në këto zona të “lulëzojë” betoni.

Plani i ri përcakton komplet një vijë tjetër të zonave të mbrojtura e mesa duket, të mbrojtura na kanë mbetur vetëm sheshet.

Referuar vendimit të datës 3. 10. 2018, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Deklarimin e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas hartës së zonifikimit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

vendimi.jpg

Çfarë mbetet në mbrojtje në qytetin e Tiranës

  1. a) Qendra Historike;
  2. b) Zona mbrojtëse;
  3. c) Zona arkeologjike A e Kalasë së Tiranës.
  4. 2. Brenda këtyre zonave përfshihen ansamble historike urbane, monumente të kategorisë së parë dhe monumente të kategorisë së dytë, zona me potencial arkeologjik, zona të gjelbra, sheshe dhe objekte pa status.
  5. 3. Plani i përgjithshëm vendor i qytetit të Tiranës merr parasysh kufijtë e zonifikimit të Qendrës Historike, zonës së mbrojtur të saj dhe zonës arkeologjike A, të Kalasë së Tiranës, si dhe rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Qendra Historike dhe kufijtë e saj

  1. 1. Qendra Historike në Qytetin e Tiranës është hapësira urbane me vlera të rëndësishme urbanistike-arkitekturore, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit dhe arritjet në arkitekturë, si xhamia e Et’hem Beut, ndërtimet administrative dhe kulturore, të aksit monumental të viteve ‘30–‘40, si dhe shembuj të spikatur të arkitekturës të pas viteve ‘50.
  2. 2. Hapësira urbane e Qendrës Historike në Qytetin e Tiranës përfshin:
  3. a) Ansamblin historik urban në bulevardin “Zogu I” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
  4. b) Sheshin “Skënderbej”;
  5. c) Sheshin “Nënë Tereza”;
  6. d) Sheshin “Italia”;
  7. e) Hapësirat e gjelbra.
  8. 3. Në Qendrën Historike ndodhen objekte monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë dhe objekte pa status.
  9. 4. Kufijtë e Qendrës Historike paraqiten në hartën e zonifikimit, e cila është pjesë përbërëse e këtij plani.
  10. 5. Koordinatat e Qendrës Historike paraqiten në aneksin 1, pjesë përbërëse e këtij plani.vend.jpg
  11. http://www.newsbomb.al/vendimi-i-fundit-i-qeverise-hiqen-nga-zonat-e-mbrojtura-vilat-e-elbasanit-zona-e-bllokut-dhe-e-kulles-se-sahatit-138127

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej