Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Helmatisja që sheqeros Blushin

Nga 27.al 0

Nga Alket Veliu

Marrëdhëniet me Greqinë i keni helmatisur tashmë. Për një parti në koalicion, keni prishur marrëdhëniet me një shtet!”

Me këto fjali “brilanti” Blush flirtoi me fqinjin jugor.

Përpiqem të kuptoj thelbin e kësaj deklarate dhe të interpretoj çdo fjalë:
“Marrëdhëniet e helmatisura” – kur i kemi patur marrëdhëniet e sheqerosura me fqinjin tonë jugor?

Mos vallë, kur “kafshuan” një pjesë të trupit tonë në 1913 apo kur pas Traktatit të Lozanës bënë çfarë të mundnin për të shkëmbyer shqiptarët me grekët për të tjetërsuar popullimin e tokave shqiptare?
Mos vallë, kur masakruan dhe deportuan 30.000 shqiptarë çamë nga shtëpitë e tyre?
Mos vallë ishin të sheqerosura, kur shqiptarët pasi mbaronin sezonin e punëve në bujqesi binin pre e fshesës greke apo kur i ushtronin presion qeverisë shqiptare për varrezat imagjinare me idenë e ndërtimit të një harte imagjinare territoriale?
Mos vallë ishin marrëdhënie të sheqerosura edhe së fundmi, kur dënuan disa djem të rinj që përdorën simbolin kombëtar, të cilët u burgosën me ekstremin që u lejonte ligji?
Mund të vazhdoj me pyetjet për marrëdheniet e “sheqerosura” pa fund, por nuk kam dëgjuar nga goja jote o Blush apo edhe në programin e partisë tënde, si e mendoni që duhen ndërtuar marrëdhëniet me Greqinë? Keni një platformë?

Mjafton të shkosh në jug të vendit o Blush dhe e kupton që nuk jemi ne, shqiptarët që helmatisim marrëdhënie, aty gjen simbole greke, shkrime greke, flamuj grekë, të gjitha këto aty ku jetojnë dhe shqiptarë, mes të cilëve mijëra çamë që bashkëjetojnë pa asnjë kompleks me simbolet e minoritarëve.

Për një parti në koalicion, keni prishur marrëdhëniet me një shtet!”

Me këtë frazë unë kuptoj që një kryeminister shqiptar duhet të marrë leje në qeverine “shtetit qejfmbetur” për çdo koalicion qeveritar.
Aq qartë e ke shprehur servilizmin tënd ndaj fqinjëve o Blush sa që edhe Dulja do të kishte zili.

Brenda kësaj fjalie kuptoj që ke një “gozhdë” me partinë që po prish marrëdhëniet me fqinjët.
Shprehu qartë o Blush, ku konsiston kjo “gozhdë”, të të kuptojnë shqiptarët se ku qëndron problemi që një parti çame të jetë pjesë e një qeverie shqiptare.

Nuk e mohoj dot faktin që je kalemxhi i zoti, aq sa edhe vetë e ke kuptuar që ke fituar audiencë të shqiptarëve të shumëvuajtur, por mos e lejo egon tënde të përdorë aftësinë e të artikuluarit mbi vuajtjet e shqiptarëve per një ndjenjëse deputeti apo më shumë.

Edhe pse të respektoj si njeri i letrave, në politikë tregon që je individualist dhe që shet çdo njeri dhe kauzë për karrike, por nuk besoja që do te shkoje kaq larg, sa për një karrike të jesh më pak shqiptar duke shkruar me një penë të helmatisur të sponsorizuar nga ata që ti pret të të sheqerosin.

Blush, ke blerë pak dhe po shet shumë vitet e fundit në politikë, por si sipërmarrës të them që në këtë mënyrë do të mbetesh shumë shpejt pa stok dhe s’do të kesh më çfarë të shesësh.

Duhet të dish o Blush, nëse falimenton të gjithë do të kthejnë shpinën, përveç gjakut tënd, prandaj mos e shit këtë “gjak” te fqinji.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>