Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Hahn: Rekomandimi duhet të jetë motiv shtesë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Nga Klodiana 0

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, në një deklaratë për AIM ka thënë se “shpreson se raporti i progresit për Maqedoninë do të jetë motivin shtesë që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë”.

Pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian, Hahn gjithashtu ka paralajmëruar edhe për rreziqet nga jostabilitetiti rajonit përderisa ai nuk integrohet në BE.

“Tani është e rëndësishme procesi të vazhdojë dhe kjo mundësi të shfrytëzohet në procesin e reformave. Vërejtjet kryesore për pushtetin janë se duhet të merren me korrupsionin, të përfundojnë çështjet që janë pjesë e reformave prioritare dhe të vijnë deri tek zgjidhja përfundimtare për emrin”, tha Hahn.

Hahn nuk u përgjigj nëse Maqedonia do të marrë dritë të gjelbër për bisedime deri në muajin korrik, duke thënë se ministrat e BE-së tani duhet të ulen dhe të analizojnë raportin e ri.

www.balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej