Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Grabitja në Qafë Kashar, Qato: Policia private në shkelje, sot shoqëroi sërish para

Nga Klodiana 0

Policia e Shtetit bën përgjegjëse policinë private për grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Qafë Kasharit, kur u mor një shumë e konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë teksa po transportohej drejt aeroportit të Rinasit.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato në një dalje të sotme për mediat, renditi shkeljet e konstatuara nga kompania private e sigurisë “Jaguar”, të cilës i’u hoq dhe licenca.

Ai bëri me dije se njëri nga shoferët nuk kishte leje për të qarkulluar me mjetin që transportonte paratë, kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara dhe se makinat nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.

Jo vetëm kaq por thuhet se policët privatë nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla dhe nuk kanë kërkuar bashkëpunimin me policinë.

“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me ‘Jaguar’ e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”, tha Qato.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej