Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjykata liron dy pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi”, burg për sekserët

Nga Rexhina Biba 0

universiteti

Gjykata e Shkodrës ka lënë sot të lirë dy pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” , të cilët akuzohen se merrnin ryshfet në këmbim të notës kaluese. Për pedagogët Simon Lufi dhe Rokin Daberdaku u vendos masa ‘arrest shtëpie’.

Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 2 sekserët, ndërsa për 4 studentët ‘detyrim paraqitje’.

Një hetim i prokurorisë zbuloi se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200-700 euro për provim.

Shkodër/ Dy pedagogë dhe 3 studentë arrestohen për korrupsion

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>