Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

“Gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Edi Ramës” (Film)

Nga Media 0

Një artiste shqiptare e ardhur nga Franca po habit opinion publik shqiptar me deklaratat superlative për kreun e qeverisë, Edi Rama. Shkrimtarja Ornela Vorspi, e cila erdhi përballë publikut shqiptar tek “Letërsia dhe Qyteti”, shkon aq larg sa thotë se i gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Ramës.

“Edhe kur jetonte në Paris, i gjithë Parisi ishte i magjepsur nga mënyra se si fliste. Ka një karizëm në të folur, ka një magjepsje që e pësonin shumë veta”, tha ajo në Top Show.

Kur parizienëve ju ikën fiqiri, harrojnë edhe emrin e Claude Monet…fillojnë të adhurojnë Edi Ramën(që edhe pse nuk e kam qejf fare), jam e sigurt që nga ky nivel servilizmi dhe lëpirjeje publike…nuk i ngrehet peneli fare!

Posted by Lolita. on Wednesday, April 11, 2018

Më herët, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.

Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej