Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjiknuri: Brenda 2017, Shqipëria me bursë energjie

Nga Skenderi 0

gjiknuri

“Ne jemi të vendosur të ecim përpara në këtë proces, me një plan shumë ambicioz, që brenda vitit 2017 të ngrejmë Bursën e Energjisë dhe të shtrijmë bashkëpunimin edhe me vendet fqinje, për tu bërë pjesë e tregut të energjisë të Europës Juglindore”, u shpreh Minisrti i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, në konferencën Rajonale për Europën Juglindore të Rrjetit Europian të Energjisë, ENTSO, në Selanik,

Ministri i Energjitikës gjithashtu foli dhe për problematikën e hasur në rastin e linjës së interkonjeksiont mes Shqipërisë e Kosovës dhe pasojat nga mosvënia e saj në punë

“Nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal pa një vullnet të qartë politik të të gjithë vendeve. Asnjë vend nuk duhet që të bëhet pengesë për arsye thjesht politike, të pengojë vënien në punë të investimeve të tilla të rëndësishme me fonde të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare. Në këtë mënyrë, do të humbasim besimin e investitorëve, duke humbur kështu mundësinë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën energjitike, aq të rëndësishme për vendet tona e për gjithë rajonin. Pa këtë infrastrukturë i gjithë ky bashkëpunim për integrimin e tregjeve të energjisë do të ishte i pamundur”, u shpreh Gjiknuri.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>