Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjenden tre vajza të vdekura në kufirin e Greqisë me Turqinë

Nga Media 0

Tri femra, origjina e të cilave nuk bëhet e ditur ende, janë gjetur të vdekura në Greqi, vetëm pak metra larg lumit Evros, që ndan vendin nga Turqia.

Trupat janë gjetur në një fushë nga një kalimtar, jo shumë larg njëri-tjetrit, në një rrugë që përdorej për kalimin e emigrantëve nga Turqia, drejt Greqisë.

Burime pranë policisë greke bënë të ditur se të tri gratë u gjetën me plagë në trup, ndërsa dyshohet se mund të jenë përdhunuar, para se të vriten, ndonëse është ende herët për të dalë në konkluzione.

Dy prej tyre ishin 15 dhe 18 vjeç, ndërsa policia thotë se ka dyshime që femrat kanë pasur lidhje familjare me njëra-tjetrën, dhe se shkaqet e vrasjes së tyre nuk dihen ende.

Lumi Evros është bërë një rrugë kalimi për emigrantët sirianë që vijnë nga Turqia dhe synojnë kalimin për në Greqi, teksa vetëm në gjysmën e parë të 2018-ës, rreth 10 mijë emigrantë hynë në vendin helen nëpërmjet kësaj rruge.

https://www.faxweb.al/gjenden-tre-vajza-te-vdekura-ne-kufij-dyshohet-se/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej