Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Durrës/ Pezullohet projekti i sheshit “Veliera”

Nga Klodiana 0

Projekti për ndërtimin e Sheshit “Veliera” në zonën A të Durrësit, nuk do të zhvillohet.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, tha që është i gatshëm të ndryshojë projektin, nëse objektet e gjetura do të vlerësohen si të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

Në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita, mbi zbatimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, Dako tha që nëse specialistët do të vendosin të ruhen, ne do të devijojmë.

Pas pretendimeve të shoqërisë civile se këto gjetje po mbulohen me beton, ministrja e Kulturës Kumbaro sqaron që bëhet mbushja me çakull në mbrojtje dhe nuk është as për t’u betonuar, as për ta mbuluar.

Vazhdimësia e projektit 6 milionë dollarë në zonën A, do të vendoset nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Pas ndërprerjes së punimeve, gërmimet për nxjerrjen në pah të këtyre rrënojave dhe objekteve të tjera që mund të ndodhen aty janë marrë përsipër nga Instituti i Studimeve Arkeologjike, i cili do të përgatisë edhe raportin përfundimtar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej