Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Formimi i qeverisë/ LSDM takime të fshehta me partitë shqiptare në Maqedoni

Nga Skenderi 0

LSDM-ja është në konsultime me disa nga partitë politike shqiptare prej të cilave kërkon mbështetje për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re, konfirmuan nga partia e Zaevit. Konsultimet sipas tyre nuk janë zhvilluar në nivel liderësh ndërsa nga LSDM-ja nuk bëjnë të ditur konkretisht se cilat janë kërkesat e shtruara nga partia e Ahmetit.

 “Të gjitha këto informacione janë në kuadër të spekulimeve. Absolutisht nuk ka asnjë detaj të ri nga ajo që u kumtua një ditë më parë. Çfarë kërkon konkretisht BDI-ja nga ju? Nuk kemi akoma detaje që do t’i ndanim me opinionin. Kontakte ka në nivel tjetër. Liderët nuk janë takuar, që nga takimi publik për të cilin u informuat” – deklaroi Damjan Mançevski, LSDM

Një takim mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI-së, siç mëson Alsat, ka pasur tre ditë më parë. BDI thotë se nuk do të shpejtojë në marrjen e vendimit dhe do të kërkojnë zbatimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare.

“BDI në asnjë mënyrë nuk do të ngutet, por do të vijoj të insistoj në arritje përmbajtjesore, pa presionin e kohës dhe afateve. Për BDI-në, zbardhja e tërësishme e së vërtetës bashkë me zbatimin e pritjeve shqiptare është parësore dhe e pakompromis. Vendimet tona dëshmuan qe ne nuk jemi peng dhe nuk i kemi borxh askujt, prandaj dhe insistojmë që e vërteta të del në shesh sa më pare” – thanë nga BDI.

Nga VMRO-DPMNE nuk precizojnë nëse do të tentojnë mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të siguruar një mandat të dytë për partinë e tyre, por me këmbëngulje kërkojnë zgjedhje të reja.

“VMRO-DPMNE-ja me të gjitha forcat do të angazhohet që të respektohet vullneti i qytetarëve që më 11 dhjetori ishte fitore për VMRO-DPMNE-në. Nga kjo nuk heqim dorë” – tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Për emërimin e mandatarit të dytë, Presidenti Ivanov kërkoi 61 nënshkrime nga deputetët që e përkrahin si dhe një program që do të parashohë ruajtjen e karakterit unitar të vendit dhe reforma sistematike pas krizës.

/Alsat.M/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej