Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Flet Shpëtim Idrizi: Jemi opozitë e bashkuar, në unison për djegien e mandateve

Nga 27.al 0

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, ka reaguar për opinion.al lidhur mbi vendimin e fundit të Partisë Demokratike dhe LSI-së për djegien e mandateve dhe si do të veprojnë tre deputetë e dalë nga radhët e PDIU-së.

Idrizi është shprehur se vendimi i PDIU do të jetë në koherencë me opozitën e bashkuar, pasi ky formacion politik sipas tij është pjesë e opozitës që nga data 7 shtator.

Lidhur mbi deputetët, Idrizi tha që nuk mban asnjë përgjegjësi për vendimin e tyre pasi ata nuk janë më deputetë të PDIU dhe tani votojnë për Partinë Socialiste.

“Nuk vihet në diskutim që ne jemi në unison me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ne e kemi bërë deklaratën tonë direkt pas Bashës. Nëse e keni për ata 3 deputetë në Kuvend, ata s’janë të PDIU-së, ata janë regjistruar si të pavarur dhe votojnë Partinë Socialiste…, domethënë ata s’kanë qenë kurrë të PDIU-së. PDIU ka që më 7 shtator që është pjesë e opozitës së bashkuar.”, tha Idrizi për opinion.al

/opinion.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej