Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Filmi spanjoll, aktorët shqiptarë vlerësohen me çmim në Barcelonë

Nga Media 0

Në datën 8 tetor të këtij muaji u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sitges, Barcelonë, filmi “The invocation of Enver Simaku”, “Zgjimi i Enver Simakut” me temë nga Shqipëria. Ky është filmi i parë spanjoll me metrazh të gjatë me një kastë aktorësh shqiptarë.

Regjizori i ri spanjoll, Marco Lledó Escartín, zgjodhi për filmin e tij aktorët e talentuar shqiptarë Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Ema Andrea si dhe aktorin kosovar Lulzim Guhelli, të cilët luajnë krahas atyre ndërkombëtarë.

Pamje nga filmi The invocation of Enver Simaku

Me anë të këtij filmi regjizori i ri spanjoll kërkon të afirmojë veten profesionalisht, por dhe ta bëjë Shqipërinë të njohur në botë, imazhi i së cilës është i dominuar nga stereotipet si një vend i humbur, i mbyllur, i prapambetur dhe i pasigurt.

Filmi në fjalë do të vazhdojë rrugëtimin e tij nëpër kinematë e Spanjës dhe jashtë saj. Konkretisht  më 23 dhe 24 tetor ai do të konkurojë  në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Albacete si dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Fantastik në Madrid.

Më poshtë po botojmë vlerësimin që i bën filmit  profesori i Universitetit Ndërkombëtar të Katalonjës (UIC), Barcelonë, Xavier Baró i Queralt.

Film mbresëlënës, ngjarjet e të cilit zhvillohen në një vend normal

Gjëja më e keqe që mund të thuhet për një film, një libër apo për ndonjë krijim kulturor është kur na lënë indiferentë. Nëse dalim nga kinemaja dhe pas pak minutash i jemi kthyer jetës sonë të përditshme do të thotë se filmi kishte pak vlera. Porse nëse dalim nga salla e kinemasë dhe ndihemi në njëfarë mase të përfshirë nga filmi që kemi parë apo nëse filmi na ka bërë të ngremë pyetje a dyshime …ia vlente hyrja në të.

Pa asnjë dyshim, opera prima e Marco Lledó Escartín, The invocation of EnverSimaku, është pjesë e atij grupi të përzgjedhur filmash që na hapin e na trazojnë shpirtin. I vendosur në Shqipërinë bashkëkohore, filmi rikrijon me mjeshtëri, me një përzierje të mirëfilltë midis realitetit dhe fiksionit, kërkimin plot ankth të protagonistit (mishëruar shkëlqyeshëm nga Julien Blaschke, me shpirt të trazuar), i cili dëshiron të dijë se në çfarë rrethanash u vra gruaja e tij në kontekstin e krizës ekonomike që goditi Shqipërinë në vitin1997, fryt i spekulimeve kafshërore që për muaj me rradhë e shpunë vendin në prag të luftës civile.

Gjatë këtij filmi të ashtuquajtur dokumentar, protagonisti do të ndeshet me shumë nga aspektet që e përkufizojnë Shqipërinë si atavike dhe primitive (në të cilën gjallon legjenda e kukudhit, e cila moleps shpirtin e qënies së pushtuar, por jo trupin e saj); do të ndeshet me Shqipërinë Socialiste (në të cilën pa më të voglin dyshim u persekutua kulti fetar që dhe u pretendua të zëvendësohej me kultin e “njeriut të ri” të kalitur gjatë socializmit) si dhe me Shqipërinë aktuale. Në këtë kuptim, roli i luajtur nga Mariana Talpalaru është i shkëlqyer dhe vjen si kundërpeshë e së kaluarës,të simbolizuar (dhe interpretuar) me mjeshtëri ngaTinkaKurti, nëna e moshuar e njeriut të pushtuar nga kukudhi.

Marco Lledo e njeh (dhe e vlerëson) Shqipërinë dhe kjo perceptohet gjatë gjithë filmit. Eksterioret e filmit janëxhiruar në Shqipëri dhe gjatë gjithë filmit ndjehet një aromë e veçantë shqiptare. Skenat e xhiruara në Arkivin Qëndror të Shtetit janë një lloj dokumentari historik por në të njëjtën kohë edhe enigmatik, dhe kur je duke parë filmin nuk dihet nëse je duke parë një intervistë me një historiane apo je i përpirë nga një film misteri inteligjent dhe i vërtetë.

Nga ana tjetër, na tërheq vëmendjen ngrohtësia e hollë e një filmi që dëshiron të jetë i zymtë dhe i heshtur. Fotografia na kthen pas në një lloj vjeshte të përhershme, në të cilën shfaqet një gamë e pabesueshme ngjyrash gri. Është një film që pa dyshim meriton të shihet në më shumë se një rast.

Së fundi, do të ishte mirë që të varrosnim disa klishe mbiShqipërinë dhe pikërisht ky film mundt’i shërbejë qartazi këtij qëllimi. Është e pasaktë (dhe, përrrjedhojë, e rreme) t’i referohemi Shqipërisë vetëm si një vend me histori hermetike, me një të kaluar “të errët” dhe me një të ardhme të pasigurtë. Për shembull, askush nuk mendon se Gjermania nuk është një vend “normal” pavarësisht se krijoi një përbindësh si nazizmin. Prandaj, le t’i lënë vetë shqiptarët që të mësojnë sesi ta shporrin të kaluarën e tyre (“kukudhin” e tyre), dhe le të kënaqemi të gjithë me një film të shkëlqyer.

http://shqiptarja.com/lajm/zgjimi-i-enver-simakut-aktoret-shqiptare-vleresohen-ne-barcelone

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej