Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Fieri zbardhet nga dëbora pas 30 vitesh

Nga Skenderi 0

Në qytetin e Fierit ka rënë për herë të fundit borë në vitin 1987  

Reshjet e dendura të dëborës që ranë gjatë mbrëmjes kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit.

Në këtë qytet kishte 30 vite pa rënë dëborë. Të shumtë kanë qenë banorët e këtij qyteti që kanë dalë në rrugë për të parë borën që binte pasi për ta ky është një fenomen i rrallë.

Reshjet e dëborës kanë rënë për disa minuta, por kaq ka mjaftur  që disa rrugë të bllokohen dhe të krijohen çrregullime në qarkullim.

Bora në Fier për herë të fundit ka rënë në vitin 1987.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>