Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Emiliano Sala u zhduk pas rënies së avionit, qeni po e pret ende padronin e tij

Nga Media 0

Qeni i Emiliano Sala është ende duke pritur futbollistin që të kthehet në shtëpi, disa javë pasi avioni me të cilin po udhëtonte argjentinasi u zhduk nga radarët.

Motra e Emilianos, Romina Sala ka shpërndarë në Facebook një foto ku shihet qeni i ulur në pragun e derës duke pritur.

“Edhe Nala po të pret…”, shkroi Romina në foton që të këput shpirtin. 28-vjeçari nuk është parë që kur avioni Piper PA-46 Malibu u zhduk. Sala dhe piloti i avionit, Dave Ibbertson mendohet se kanë vdekur pasi avioni është rrëzuar gjatë transportit nga Nanta e Francës në Kardif të Uellsit, ku futbollisti do të niste një aventurë të re në karrierën e tij.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej