Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

E “paaftë” për Bashkinë e Beratit, punësohet në Bashkinë e New York

Nga Media 0

Po flasim pikërisht për arkitekten nga Berati, Rezarta Pilafi. Ajo pa frikë mund të quhet edhe artiste. Portreti i saj profesional shkrimet mes precizionit numerik, ideve dhe ngjyrave. Sapo mëson origjinën e saj, e kupton lidhjen e ngushtë që ajo ka me gurët, sokakët, shtëpitë karakteristike shekullore, muret e kalave, afresket e kishave… Të merrej me “shërimin” e monumenteve, për Rezarta Pilafin është organike.

Një vajzë beratase që është rritur në qytetin e 1001 dritareve, që ka rrëshqitur sokakëve të lëmuar, nuk ka se si të mos dëshirojë që qyteti i ëndrrave të saj të jetë i përjetshëm. Rezarta ka studiuar për Arkitekturë në Rusi, aty ajo ka marrë formimin thelbësor dhe kreativ duke e bërë Rezartën një profesioniste të spikatur. Rezarta ka përfaqësuar pavionin Shqiptar ne Bienalen e Venecias, me projektin “Prerje analitike e zonës historike të qytetit të Beratit”.

Me ftesë të fondacionit “Gjirokastra”, ajo realizoi ekspozitën personale “E ardhmja tek e shkuara – kjo është e veçanta e qytetit tim… Berati”, me rastin e restaurimit të monumentit “Babameto” në Gjirokastër. “Rojtarja e Monumenteve” , siç njihet ndryshe zgjodhi pasionin përballë mediokritetit, ngjyrat para fjalëve dhe sot ajo punon si Arkitekte në Bashkinë e New York-ut.

/ajsberg.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej